Tuesday, 20. January 2026
Sport

Rey Manaj në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke!

GS 14/02/2024 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke!

Rey Manaj po spikat gjithnjë e më shumë në Turqi. Pas spektaklit dhe golave në fushë, ekspertët e futbollit turq e kanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

Manaj ishte protagonist edhe në fitoren e fundit të Sivaspor ndaj Rizespor, pasi me golin e tij i siguroi 3 pikë skuadrës. Manaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Sivaspor.

Sulmues shqiptar është aktivizuar në 24 ndeshje, ndërsa ka shënuar 16 gola, 12 në Superligë dhe 4 në Kupën e Turqisë.

Teilen: