Tuesday, 20. January 2026
Sport

Dy futbollistë lënë Shqipërinë dhe i bashkohen kombëtares së Kosovës

GS 14/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kalimi i sportistëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas është kthyer në modë në vitet e fundit.

Kombëtarja e Kosovës në futsall vazhdon të ketë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare e si rezultat i kësaj edhe organizimi duket tejet i kënaqur për “Dardanët”.

Kosova është bërë synim i shumë lojtarëve, gjë të cilën e tregon edhe faktin se skuadrës “dardane” së fundmi i janë bashkuar edhe dy futbollistë cilësorë që vijnë nga Shqipëria.

Pikërisht bëhet fjalë për Drilon Haxhijaj 20 vjeç dhe Jetmir Gashi 23 vjeç.

Dy futbollistët ishin pjesë e Shqipërisë, por së fundmi ata kanë vendosur që t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës për ta ndihmuar ekipin në sukseset e radhës.

Teilen: