Pas lajmit që Kylian Mbappe ka informuar Paris Saint-Germain për largimin e tij nga kampioni francez, Real Madridi nuk ka humbur aspak kohë.
Pas lajmit që Kylian Mbappe ka informuar Paris Saint-Germain për largimin e tij nga kampioni francez, Real Madridi nuk ka humbur aspak kohë.
Siç bëhet e ditur nga Fabrizio Romano, Reali veçse i ka dërguar një propozim të kontratës Mbappes, raporton KosovaPress.
Detajet e kontratës
Paga e ofruar nga Reali tani është shumë më e ulët se sa ajo që iu propozua Mbappes në verën e vitit 2022.
Po ashtu, paga e ofruar nga Reali tani është më e vogël në krahasim me atë që ia ofroi Paris Saint-Germain në propozimin për marrëveshje të re.
Gjithçka tani është në duart e Mbappes, ndërsa Reali ka vetëbesim, por do të jetë i kujdesshëm derisa të nënshkruhet kontrata.