Sërish asnjë konferencë përpara ndeshjes kundër Salernitanës. Simone Inzagi duket se e ka bërë trend këtë gjë, por këtë herë është si një lloj rebelimi për lajmet e qarkulluara në media për telefonatën e tij në pushimin e ndeshjes me Romën.
Në fakt, ai nuk foli as përpara kësaj ndeshjeje dhe deklarata e tij e fundit është në fillimin e muajit pas fitores me Juventusin. Duket si stili i Antonio Kontes për të qenë sa më i përqendruar në përgatitjen e ndeshjes dhe të mos krijojë situata të tjera.
Ndërkohë sa i përket formacionit, ai ende nuk është i vendosur për rrotacionin që do të bëjë. Pritet të ketë lojtarë të rinj, por jo revolucion. Çka do të thotë se në pikëpyetje është vendi i Kristjan Asllanit në këtë ndeshje. Mund t’i besojë sërish Çalhanoglusë nga minuta e parë dhe në mesfushë të konfirmojë 2 të tjerët Barela dhe Mkitarjan. Dumfris është i sigurt që do të luajë dhe Arnautoviç në vend të Lautaros.
PANORAMASPORT.AL