Milani do të sfidojë në transfertë Monzën në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:
– Milani ka fituar secilën nga tri ndeshjet e para kundër Monzës në Serinë A: në historinë e tyre në kompeticion “Djalli” ka përfunduar me sukses në të katër ndeshjet e para vetëm kundër Ankonës, Kremonezes, Mesinës dhe Pro Verçelit.
– Milani është, së bashku me Atalantën, një nga dy skuadrat ndaj të cilave Monza nuk ka grumbulluar ende asnjë pikë në Serinë A (tri humbje nga tri ndaj të dyjave).
– Ajo e Paladinos është e vetmja skuadër që nuk ka arritur ende të gjejë fitoren në këtë Serie A ndaj kundërshtarëve aktualisht në gjysmën e parë të tabelës: për bardhekuqtë katër pikë në këto ndeshje, rezultati i katër barazimeve dhe shtatë humbjeve.
– Ekipi i Piolit ka shënuar saktësisht tre gola në secilën nga tre transfertat e fundit (Empoli, Udineze dhe Frozinone). Kuqezinjtë nuk kanë shënuar kurrë më shumë sesa dy gola në katër transferta radhazi gjatë një sezoni të Serisë A (në përgjithësi, gjatë gjithë historisë së tyre ata ia dolën mbanë në vitin 1964, por midis dy turneve të veçanta).
– Monza ka mbajtur portën e paprekur në secilën nga tri ndeshjet e fundit të Serisë A (dy të fundit prej të cilave ishin barazimet 0-0 kundër Udinezes dhe Veronës) dhe nuk ka regjistruar kurrë një seri më të gjatë në Serie A.
– Ajo kuqezi është skuadra që ka marrë më shumë pikë në Serinë A që kur përfunduan fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s (mesi i dhjetorit): në fakt, në këtë hark kohor, Leao me shokë grumbulluan 23 pikë (7F, 2B), një më shumë se Interi. Kjo periudhë nisi me Monzën, duke fituar 3-0 në “San Siro”.
– Nga njëra anë, vetëm Roma (30) ka pësuar më shumë gola se Milani (27) në këtë Serie A në mesin e ekipeve aktualisht në gjysmën e parë të tabelës, nga ana tjetër, asnjë skuadër në pjesën e poshtme nuk ka pësuar aq pak sa Monza (28). Këto dy skuadra kanë vetëm një gol diferencë nga pikëpamja mbrojtëse, ndërsa nga pikëpamja sulmuese, kuqezinjtë kanë shënuar mbi dyfishin (47 kundrejt 21 ).
– Asnjë mesfushor nuk ka shënuar më shumë gola në shtëpi në pesë kampionatet më të mëdha europiane sesa Andrea Kolpani: shtatë, si Luiz i Aston Vilës dhe Belingam i Realit të Madridit.
– Kundër Napolit, Teo Hernandez shënoi golin e tij të 26-të në Serie A për Milanin dhe është një gol larg Aldo Maldera (27) në historinë e Milani. Më një gol ai do të bëhej mbrojtësi i dytë më i mirë për sa i përket numrit të golave për kuqezinjtë në kompeticion (përpara tyre Paolo Maldini, me 29 gola).
– Falë 11 golave dhe tetë asiseve, Olivie Zhiru është përfshirë në 19 realizime të Milanit në këtë sezon; vetëm tre lojtarë gjatë 20 sezoneve të fundit kanë arritur të marrin pjesë në të paktën 20 gola në një turne të Serisë A pasi kanë mbushur 36 vjeç: Luka Toni (27 në 2013/ 2014 dhe 24 në 2014/2015), Françesko Toti (24 në 2012/ 2013) dhe Antonio di Natale (21 në 2014/15).
PANORAMASPORT.AL