• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy kartonë të kuq dhe tre gola, Lushnja mposht Vorën

18/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lushnja ka arritur një fitore të madhe përballë Vorës në “Roza Haxhiu” me rezultatin 2-1, në një takim që spektakli u dhurua vetëm në pjesën e parë.

Në minutën e 19’, portieri i miqve, Ruçi, u ndëshkua me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës dhe kjo gjë bëri që vendasit të kishin më shumë hapësira, duke gjetur dy herë rrjetën me Cankën në minutat 23’ dhe 28’.

Por në minutën e 32’, ishte Prengaj ai që rihapi takimin, duke i dhënë shpresë miqve, të cilët luftuan deri në fund.

Në minutën e 85’ kapiteni Tabaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë miqtë me 9 lojtarë dhe duke ja bërë gjërat më të vështira, me skuadrën e Maganit që arriti ta menaxhonte lojën deri në fund.

Kështu Lushnja shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e shtatë, po aq sa dhe Korabi që ndodhet në zonën “play off”, ndërsa Vora ndodhet e pashqetësuar në vendin e tretë me 39 pikë, po aq sa Flamuratri i vendit të katërt.

Next Post

Shqiptari me Vallecanon e ndalin Real Madridin 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.