Brajtoni i De Zerbit ka “masakruar” me 5 gola në transfertë Shifilldin në ndeshjen e vlefshme për raundin e 25-të në Premier Ligë.
Në minutën e 9-të, skuadra vendëse mbeti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të Holgejt me karton të kuq.
Goli i parë erdhi në minutën e 20-të nga Buonanote (VIDEO) dhe vetëm katër minuta më vonë dyfishoi Uellbek
Robinson e devijoi topin në portën e tij në të 75-tën, për të ardhur më pas te goli i Adingras për golin e 4-0. Por miqtë nuk e kishin thënë ende fjalën e e fundit, pasi në të 86-tën shënoi golin e pestë i njëjti autor, Adingra.
PANORAMASPORT.AL