• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayerni dhe skenarët për trajnerin e ri

18/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayerni i Mynihut po kalon një periudhë të keqe.

Trajnerit Tuhel po i del situata nga kontrolli dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet.

Drejtuesit e klubit bavarez po mendojnë emrin e Zidanit në stolin e Bayernit.

Por në planet e tyre janë edhe emra të tjerë trajnerësh.

Fati i Tuchelit është vulosur tashmë sidomos pas disfatës në Olimpico në Champions dhe humbjes me Leverkusen në Bundesligë. Edhe pse drejtuesit e klubit, pas këtyre rezultateve, e konfirmuan dhe e mbrojtën trajnerin, tensionet dhe paqartësitë mbeten.

Divorci i trajnerit me bavarezët në qershor është i sigurtë, por dyshimi mbetet nëse do të ndodhë më shpejt. Thashethemet në lidhje me pasardhësin e tij vazhdojnë të shtohen në Gjermani.

Në garë janë tre emra: Flick, është kandidati më autoritar. Mourinho, i shkarkuar nga Roma, do të rikthehej menjëherë në aksion. Antonio Conte ka qenë gjithashtu i lidhur me pankinën bavareze. Në fakt Klopp, do të ishte ëndrra e shumë gjermanëve, por ai ka thënë se do të bëjë pushime pas largimit nga Liverpuili. Por realisht, drejtuesit e Bayernit, kanë kontaktuar me Zinedine Zidane.

Francezi, që nuk drejton që nga viti 2021, do të ishte zgjedhja e parë për të pasuar Tuchelin në verë.

Nuk është e qartë nëse ai do ta pranonte punën menjëherë. Megjithatë sot Zizou është emri i parë në mendimet e Bayernit. Imazhet e Tuchel në Olimpico ishin elokuente: dhoma e zhveshjes po i del jashtë kontrollit, ai ka gjysmën e ekipit kundër tij. Një situatë e tillë brenda Bajernit nuk është parë kurrë më parë.

Next Post

Ekipi i njohur anglez ofron 7 milionë euro për Rashicën, Besiktas nuk do largimin e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.