Genaro Gatuzo nuk është më trajneri i Marsejës.
Shtatë ndeshje radhazi pa fitore, pesë prej tyre në kampionat kanë bërë që klubi të marrë vendimin drastik.
Italiani mori drejtimin e skuadrës franceze më 27 shtator dhe qëndroi për 24 ndeshje, me 9 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje, por viti 2024 rezultoi vërtet i vështirë, me skuadrën që ka humbur totalisht sensin e fitores.
Në Francë po qarkullon lajmi se Kristof Galtie mund të jetë pasuesi i tij. Marseja pozicionohet në vendin e 9 me 30 pikë në Ligë 1 dhe nuk ka asnjë fitore për vitin 2024, sukses që mungon prej 17 dhjetorit të vitit të kaluar.
PANORAMASPORT.AL