• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gravina: Futbolli duhet të bashkohet, por e para është siguria ekonomike, pastaj formati

19/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina ka folur së fundmi për çështje të ndryshme që lidhen me futbollin italian.

Në një intervistë për mediet italiane, Gravina theksoi se futbolli italian ka nevojë për një reformim, por sipas tij që të funksionojë së pari duhet të ketë siguri ekonomike dhe më pas shihet formati.

“Besoj se futbollit ka nevojë për reformim të sistemit, por koncepti i reformës kërkon vullnet për të ndryshuar dhe ndryshimi kërkon diskutim, pjesëmarrje, por mbi të gjitha guxim. Jam i bindur se futbolli italian më në fund po kryen një analizë të thellë të asaj që duhet të ndryshojë për të përmirësuar stabilitetin dhe konkurrencën. Diskutimet dhe fibrilacionet e ditëve të fundit duhet të interpretohen në mënyrë pozitive. Reforma është e nevojshme, objektivi kryesor është sigurimi i futbollit italian, paqëndrueshmëria ekonomiko-financiare e të cilit, mes borxhit të tepërt dhe kapitalizimit të dobët, rrezikon të dëmtojë çdo projekt zhvillimi. Përpara se të inovojmë, duhet të shërohemi dhe të dalim nga ajo logjikë që bllokon sistemin vetëm me hipotezën e 20 ose 18 skuadrave. Këto janë të lidhura me logjikat e palëvizshmërisë dhe kundërshtimit, të cilat edhe pse të kuptueshme, nuk janë ende të pranueshme”-deklaroi kreu i FIGC-së.

Next Post

Ecuria e Barcelonës, penalltitë i japin 8 pikë më shumë blaugranave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.