“Zgjodha Barçën para të tjerëve”, Arauho: Tani për Champions
Disa ditë më parë përfaqësuesit e Ronald Arauhos vizituan Barcelonën për t’u fokusuar në planet që ka Barça me mbrojtësin uruguaian. Në një deklaratë për kanalin “YouTube”, “El papartido”, mbrojtësi kujtoi se si në kohën e tij ai zgjodhi Barcelonën pavarësisht ofertave të tjera nga Spanja.

“Kishte disa skuadra në la Liga që më kërkonin. Kisha mundësinë të bashkohem me ekipe të tjera, por unë zgjodha Barcelonën”, ka kujtuar ai. Ndërkaq, mbrojtësi, duke folur pas fitores së vuajtur në Vigo ka nënvizuar se tashmë i gjithë fokusi është në “Maradona” përballë Napolit në Ligën e Kampioneve.
“Ajo në Vigo ishte një fitore e rëndësishme para Napolit. Tani shkojmë për më të mirën në Champions”,-tha ai.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: