Wednesday, 21. January 2026
Sport

Pritet merkato e fuqishme në verë, PSG-ja hedh “grepat” për yllin e Barcelonës

GS 19/02/2024 1 Min. Lesezeit

PSG-ja po mendon për një lëvizje të bujshme në merkato si “ngushëllim” për largimin e mundshëm të Kilian Mbape drejt Realit. 

gavi

Sipas mediave franceze, kryesuesit e Ligës 1 po mendojnë seriozisht për të përforcuar ekipin me ndryshime rrënjësore.  PSG është gati që të bëjë një ofertë konkrete për Gavin, me mesfushorin spanjoll që nuk konsiderohet më “i pashitshëm”, duke parë edhe gjendjen financiare të katalanasve. 

Vlera e kartonit të 19-vjeçarit vlerësohet plot 100 milionë euro, por ekipi parizien është gati që të ofrojë deri në 150 milionë për të siguruar shërbimet e talentit spanjoll.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: