Thursday, 22. January 2026
Sport

Krasniqi e Ajeti në ekipin e xhiros në Rumani

GS 20/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi dhe mbrojtësi Arlind Ajeti kanë zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së 26-të në kampionatin rumun.

Ekipi më i mirë është përzgjedhur nga liga, ndërsa është paraqitur të martën në faqen zyrtare.

Krasniqi shënoi gol dhe asistoi në fitoren 2:0 të Rapidit të Bukureshtit.

Ndërkohë Arlind Ajeti u shqua me paraqitje në mbrojtje në fitoren e Clujit.

“I kthyer në përbërjen bazë, Ajeti ishte si shkëmb për sulmuesit kundërshtar”, ka shkruar sajti i ligës rumune.

Teilen: