Thursday, 22. January 2026
Sport

Egzon Bejtullahu premton maksimumin, nuk ia ka frikën Ballkanit 

GS 20/02/2024 1 Min. Lesezeit

Drita e Gjilanit ka presioni nga kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, Ballkani i Therandës. 

Përballja Drita – Ballkani luhet nesër (13.00) në Gjilan në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita mban vendin e tretë me 37 pikë e ka 7 me pak se lideri Ballkani.

Futbollisti i Dritës, Egzon Bejtullahu, tha se do të japin maksimumin.

“Mendoj se kemi një grup të shëndoshë të mirë dhe secili japim maksimumin, duke nis nga vetja dhe gjithë bashkëlojtarët që i kemi aty.

Shpresoj që në fund të dalim me një rezultat pozitiv”, ka thënë Bejtullahu.

Për ndeshjen e nesërme të gjithë futbollistët e Dritës janë të gatshëm, përveç portierit Florjan Smakiqi.

Ndeshja FC Drita – FC Ballkani zhvillohet në stadiumin sintetik (te rrethi), ora 13:00.

Teilen: