Gjatë një intervistë me “Le Monde”, sulmuesi Antoine Griezmann zbuloi dëshirën e tij të veçantë për verën e ardhshme.
Dhe kjo nuk është diçka që ka të bëjë me merkaton apo të ardhmen e tij, por thjesht dëshirën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen në Parisin e tij.
Griezmann thotë: “Do të bëj gjithçka që është e mundur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris”.
Por a do të ishte praktike, qoftë edhe në nivel fizik, që ai të përballonte një sfidë të dyfishtë, duke pasur parasysh që verën e ardhshme ka edhe Kampionatin Evropian në Gjermani? Griezmann nuk duket shumë i shqetësuar për këtë mbingarkesë: “Unë e njoh trupin tim, ne kemi fizioterapistë të nivelit të lartë, kështu që nuk ka arsye për t’u shqetësuar”.
Në përfundim ai u pyet gjithashtu se çfarë mendon për mundësinë që nga sezoni i ardhshëm ta ndajë skenën e derbit të Madridit me bashkatdhetarin e tij, Kylian Mbappé.
Griezmann nënvizoi: “Ai do të pritet mirë në Spanjë. Do të jem i lumtur që do të mund ta luaj derbin e Madridit kundër tij”.