Thursday, 22. January 2026
Sport

Protestat me çokollata dhe topa tenisi funksionuan, në Gjermani fitojnë tifozët

GS 21/02/2024 1 Min. Lesezeit

Në Gjermani kanë fituar tifozët. Protestat e shumta të ultrasve për të mos lejuar investitorët e huaj në klube duket se kanë funksionuar, me ligën që e ka tërhequr vendimin që dha disa kohë më parë.

1321123

Në Frankfurt është bërë menjëherë një mbledhje e jashtëzakonshme për të marrë një vendim pas protestave të shumta të tifozëve, të cilët erdhën në mënyra të ndryshme me topa tenisi, makina me telekomandë dhe çokollata me mbështjellje parash.

Pas kësaj, u vendos që në kampionatet gjermane nuk do të lejohej ndërhyrja e investitorëve të huaj, duke i dhënë fitoren tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: