Milani do të sfidojë Ren sot në transfertë, pasi ndeshjen e parë fitoi 3-0 në “San Siro”. Ja statistikat e përballjeve:
– Milani dhe Ren do të takohen për herë të dytë në ndeshjet zyrtare (ndeshja e parë më 15 shkurt në “San Siro”): Ekipi i Pioli ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt kundër kundërshtarëve francezë në kompeticionet kryesore europiane, e fundit prej të cilave ishte Lioni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2005-06.
– Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë e Ren kundër një kundërshtari italian në Ligën e Europës, pas ndeshjes së dyfishtë në grup me Udinezen në sezonin 2011-12 (1B, 1H), më pas me Lacion në edicionin 2019-20 (1F, 1B) dhe e fundit më 15 shkurt kundër Milanit (1D).
– “Djalli” fitues në ndeshjen e fundit të luajtur në fazën e grupeve të Champions-it kundër Njukasëllit dhe në ndeshjen e parë kundër Ren, mund të mbledhë tri suksese radhazi në kontinent dhe të përsërisë serinë pozitive të një viti më parë (tri suksese radhazi me serinë e mbyllur më 14 shkurt 2023, në raundin e 1-8- ave kundër Totenhemit).
– Në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligën së Europës, Milani ishte skuadra e vetme që mund të shënonte të paktën një gol dhe të ruante portën e paprekur. Për më tepër, suksesi i kuqezinjve ishte më i gjeri: 3 gola diferencë, asnjë nga ekipet e tjera fituese nuk bëri të njëjtën gjë apo më mirë.
– Para Milan-Ren, vetëm një nga shtatë golat e fundit të Milanit në kupat europiane ishte shënuar me kokë (Zhiru kundër PSG-së në këtë edicion të Champions-it). Në ndeshjen e parë të “playoff”-it kundër francezëve, Loftus-Çik shënoi dy me këtë pjesë trupi.
– Olivie Zhiru është përfshire në 11 gola në dhjetë paraqitje në fazën eliminatore të Ligën e Europës (7 gola dhe 4 asiste): francezi (37 vjeç e 138 ditë në datën e ndeshjes) mund të bëhet lojtari i katërt më i vjetër që shënon në fazat e eliminimit të këtij kompeticioni duke pasuar Horge Molinën (38 vjeç e 323 ditë), Valter Samuel (37 vjeç e 332 ditë) dhe Miroslav Klose (37 vjeç e 261 ditë).
– Milani (20) është skuadra e dytë që ka regjistruar më shumë sulme vertikale në fazën e grupeve të turneve aktuale europiane, pas Realit të Madridit (25).
– Asnjë ekip nuk ka shënuar më shumë gola se Reni nga jashtë zone (5 si Makabi Tel Aviv) në turnetë europiane 2023-24: dy gola për Lydovik Blas dhe Fabian Rieder, një për Adrien Trufer.
PANORAMASPORT.AL