Thursday, 22. January 2026
Sport

Rrahmani mund të largohet nga Rapidi në verë

GS 22/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka gjasa të mëdha të largohet nga Rapidi i Bukureshtit pas vetëm një sezoni.

E largimin e Rrahmanit në verë nuk e kanë mohuar as nga skuadra e Superligës së Rumanisë. Në fakt, te Rapidi kanë konfirmuar interesimin e skuadrave tjera të Evropës për sulmuesin kosovar, por që nuk i kanë bërë të ditur emrat e tyre.

“Ka interesim për disa lojtarë, jo vetëm për Rrahmanin. Do të shohim se çfarë do të ndodh në verë pasi të gjithë lojtarët janë të fokusuar te objektivat e klubit”, ka thënë njëri prej aksionarëve të Rapidit, Victor Angelescu.

Rrahmani në fillim të këtij sezoni iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës dhe menjëherë ka treguar paraqitje të mira në kampionatin rumun. Për kartonin e Rrahmanit, Rapidi pagoi 600 mijë euro kurse 23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026.

Në 11 ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Teilen: