U luajtën mbrëmjen e sotme duelet e kthimit të Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që skenën e rrëmbyen shqiptarët e Spartës së Pragës, që arritën të eliminonin Gallatasarain e Ikardit.
Bëhet fjalë për sulmuesin Indrit Tuci dhe mesfushorin Qazim Laçi. Tuci u fut nga stoli, teksa shënoi golin e dytë në triumfin 4-1, si dhe asistoi për golin e trëtë. Protagonist në këtë mbrëmje u bë edhe Qazim Laçi që dha aisstin e golit të katër. Në duelet e tjera, Marseja dhe Sportingu i Lisbonës arritën të siguronin kualifikimin për më tej.
Për sa i përket përballjes mes Romës dhe Fejnordit, ai shkoi në shtesa, pasi kohët e rregullta në të dy sfidat u mbyllën në barazim 1-1.
REZULTATET:
SPARTA PRAGËS – GALLATASARAI 4-1 (2-3)
Preciado 8′ , Tuci 74′ , Haraslin 80′, Kuchta 90+6’/ Bardakçi 17′
ROMA – FEJNORD 1-1 (1-1)
MARSEJË – SHAKHTAR DONJETSK 3-1 (2-2)
Obamejang 23′ , Sar 74′, Kondogbia 81′/ Sudakov 12′
SPORTING LISBON – JANG BOJS 1-1 (3-1)
*Në kllapa rezultate e ndeshjeve të para
** Me blu skuadrat e kualifikuara
FORMACIONET ZYRTARE:
SPARTA PRAGËS – GALLATASARAI
ROMA – FEJNORD
MARSEJË – SHAKHTAR DONJETSK
SPORTING LISBONA – JANG BOJS
PANORAMASPORT.AL