Thursday, 22. January 2026
Sport

Liria nuk ndalet, transferon mbrojtësin Klaidi Cela

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Lirisë vazhdon të përforcohet me futbollistë nga jashtë.

GazetaBlic Sport’ mëson se prizrenasit kanë siguruar shërbimet e Klaidi Cela, mbrojtësit me origjinë shqiptare.

Cela ka luajtur për disa skuadra nga Kanada, atje edhe ku ka lindur në vitin 1999 dhe pritet të jetë një forcë e shtuar tek ‘Arpagjikët’.

Vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 100 mijë euro.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: