Ballkani dështon përsëri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1, me Edvin Kuc që shënoi për avantazhin e vendasve, por që Heric barazoi shifrat nga penalltia.
Me këtë barazim, Ballkani ka vetëm dy pikë më shumë se Llapi në krye të tabelës dhe një fitore e mundshme e skuadrës së Tahir Batatinës në ndeshjen ndaj Prishtinës, do të kemi një lider të ri në Superligë.
Në sfidën tjetër, Malisheva ka triumfuar me përmbysje ndaj Feronikelit ’74, 2 me 1. Drilon Hazrollaj ishte fantastik, duke realizuar dy golat e fitores për vendasit.
/GazetaBlic Sport/