Nuk është vetëm xhudo që po i sjell medalje ndërkombëtare Kosovës, por këtij niveli i është bashkëngjitur edhe sporti i karatesë.
Karateistja jonë, Alma Loki është shpallur kampione e Ballkanit në kategorinë e katave/seniore, raporton KosovaPress.
Loki e mposhti në finale karateisten nga Serbia, Neda Milosevic.
Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës që kemi një kampione të Ballkanit në karate.