Humbja e sotme e Sasuolos përballë Empolit në Serinë A, ka krijuar jo pak kaos te klubi i cili në vitet e fundit kishte mësuar me rezultate të rëndësishme, duke qenë zakonisht i qetë në mesin e tabelës së renditjes. Kontestimi i tifozëve pas ndeshjes, po afron edhe e shkarkimin e trajnerit Alesio Dionisi nga drejtimi i ekipit.
Mungesa e rezultateve ka bërë që Sasuolo pak nga pak të rrëshqasë në vendin e 18 në renditjen e Serisë A, që sjell edhe rënien nga kategoria. Ndaj drejtuesit e klubit, kanë zhvilluar një mbledhje urgjente pas sfidës dhe sipas mediave italiane, janë të orientuar drejt ndërrimit të trajnerit për t’i dhënë një shtysë ekipit.
Në këtë situatë, ka pak pasiguri rreth të ardhës së Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës të cilët janë pjesë e kësaj skuadre. Nëse mesfushori ofensiv pritet të jetë pjesë e planeve të klubit edhe në javët në vijim, kushdo qoftë trajneri i tij, Kumbulla ishte afruar falë kërkesës së Diionist. Ndaj ai tashmë rrezikon seriozisht që me teknikun e ri të vazhdojë të qëndrojë jashtë fushave të lojës, meqë kthehet nga një dëmtim i gjatë.
PANORAMASPORT.AL