Saturday, 3. October 2026
Sport

Maran ndryshon formacionin, te Kombëtarja përfundon në tribunë edhe titullari

GS 03/10/2026 2 Min. Lesezeit

Rolando Maran po përgatit disa ndryshime në formacionin e Shqipërisë për sfidën ndaj Finlandës.

Trajneri italian duket se po mendon të kombinojë elementë nga dy formacionet e përdorura në ndeshjet e fundit ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos. Në tribunë ndërkohë do të jenë Samuele Sina, Klevi Qefalija dhe Sabah Kerjota. Sina e nisi si titullar ndaj San Marinos, por nuk ka vend në Finlandë.

Në portë pritet të rikthehet Berisha, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të pozicionohen Ismajli dhe Gjimshiti. Në krahun e majtë ka balotazh mes Mitajt dhe Pilos, ndërsa Hysaj merr vendin në të djathtë të prapavijës.

Përpara mbrojtjes, Maran ka testuar Asllanin dhe Shehun, me Muçin të vendosur më përpara në rolin e organizatorit. Në krahun e majtë të sulmit pritet të jetë Mehmeti, ndërsa në të djathtë Uzuni.

Në majë të repartit ofensiv mbetet Rei Manaj, i cili pritet të jetë pika referuese e sulmit kuqezi. Ky rreshtim është testuar në stërvitje dhe pritet të japë një ide më të qartë për zgjedhjet e Maranit për sfi dën ndaj Finlandës në Helsinki.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Berisha; Pilo(Mitaj), Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Shehu, Uzuni, Muçi, Mehmeti, Manaj

PANORAMASPORT.AL

Teilen: