Prej kohësh përflitet një kalim i tij te Milani, por Joshua Zirkze është i fokusuar te Bolonja e tij.
Sulmuesi me gjasë do të largohet në verë dhe ka shumë pretendente, por ai nuk pranon të komentojë asgjë.
“Në Serinë A mbrojtës si Tomori apo Açerbi kanë qenë ndër më të vështirët me të cilët jam përballur.
Kur thonë se ngjaj me Ibrahimoviçni më duket si një kompliment i madh.
Nuk është e zakonshme të shohësh një qendërsulmues shtatlartë me teknikë të mirë.
Nuk dua te dukem mendjemadh, por po, shoh ngjashmëri mes meje dhe Ibrës”, deklaroi Zirkze.