Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Tifozët “nxjerrin nga shinat” Ronaldon duke i përmendur Mesin, portugezi bën gjestin e pamoralshëm

GS 26/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo ka përfunduar në shënjestrën e Federatës Saudite të Futbollit, për shkak të një festimi ose më mirë shfryrjeje padyshim vulgare.

ronaldo

Është hapur një çështje disiplinore për gjestin në fjalë, duke e konsideruar atë imoral.

Pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Al Shabab, ku kishte shënuar golin e parë të takimit, Ronaldo po ngacmohej nga tifozët kundërshtarë që për ta irrituar ishin duke thërritur në kor emrin e rivalit të tij, Lionel Mesi.

Diçka e tillë nuk u tolerua nga CR7, i cili iu kundërpërgjigj tifozëve në tribuna. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: