Skuadra e Lirisë nga Prizreni, po vazhdon me reagime ndaj gjyqtarëve.
Kësaj rradhe prizrenasit po ankohen për referimin e ndeshjes së xhiros së kaluar, ku Liria u përball me Fushë Kosovën.
Përmes faqes zyrtare në Facebook, Liria paraqiti një video material të një ndërhyrje në zonën e 16-metërshit, ku gjyqtari Shala nuk sinjalizoi për penallti.
Ky është postimi i tyre i plotë në faqen zyrtare:
Ishte kjo ndeshje maratonë, që mezi gjeti fundin!Fund ky i kërkuar nga referët !Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, të dielën sërish në sken gjyqtarët !Gjyqtari Shala, akordoi penallti të dyshimtë për Fushë Kosovën.Ndërkaq, nuk i “vërejti” dy sosh për klubin tonë.Të gjithë ata, që e duan dhe ndjejnë në shpirt futbollin, si lojë dhe jo diçka tjetër, e dijnë që Liria me tifozërinë e numërt, është hijeshia dhe pasuria e Albi Mall Superligës.Por, kjo duket se dikujt po i pengon !Deri kur do të dëmtohemi, ne nuk e dijmë.Presim që zyrtarët e thirrur, të ngrejnë nivelin e përgjegjësisë.Liria, nuk do mëshirë.Duam korrektësi !Me respekt !FC Liria
Liria momentalisht ndodhet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 10 pikë të grumbulluara.