Thursday, 23. April 2026
Sport

Lautaro Martinez pa frena, tani tenton rekordin e Higuainit

GS 27/02/2024 2 Min. Lesezeit

Lautaro Martinez është thjesht imazhi më i mirë i një Interi që nuk njeh rivalë, përkundrazi kushdo që i del përpara e shtyp si një rul. Dhe i tillë është edhe udhëtimi i “Demit” argjentinas, i cili ka një mesatare të frikshme goli dhe tani e deri në fund të sezonit kërkon të thyejë rekordin e golave në një sezon të Serisë A që për momentin mbahet nga Çiro Imobile dhe Gonzalo Higuain, të dy me nga 36 realizime.

lautaro

Pavarësisht se kapiteni i Interit thotë se nuk e ka mendjen aspak te rekordet do të kërkojë patjetër ta arrijë atë, sepse nëpërmjet golave sjell pikët dhe fitoret për skuadrën. Për momentin dhe pas dopietës së radhës në Leçe, Lautaro është ndalur në kuotën e 22 golave dhe ka ende ndeshje për ta arritur.

Sapo skuadra të sigurojë titullin e 20-të kampion, që me këtë ecuri parashikohet në fundin e prillit, energjitë sigurisht që do të fokusohen te rekordet historike të futbollit italian. Ndërkohë që Lautaro është lojtari i tretë i huaj që ka shënuar më shumë sesa 100 gola (101 saktësisht) pas Niers dhe Ikardit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: