Friday, 2. October 2026
Sport

Gjyqtarët përgatiten për rikthimin e kampionatit, përfundojnë testet fizike

GS 02/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gjyqtarët e Albi Mall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë kanë përfunduar testet fizike në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), testimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e trajnerit të fitnesit të FIFA-s, Simon Breivik, transmeton lajmi.net.

Fokusi i testeve ishte vlerësimi i përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë së gjyqtarëve për kërkesat që paraqesin ndeshjet e kampionatit.

FFK-ja ka bërë të ditur se gjyqtarët po vazhdojnë me trajnime dhe testime në përputhje me standardet profesionale, me synimin që të jenë të gatshëm për sfidat e pjesës së mbetur të sezonit.

“Gjyqtarët janë gati për rikthimin në fushë dhe për vazhdimin e garave në Albi Mall Superligë dhe Raiffeisen Ligën e Parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së./lajmi.net/

Teilen: