Zinedine Zidane ka thënë se një ditë do të kthehet në Itali për të qenë trajner i një skuadre futbolli.
Francezi ka qenë pjesë e Juventus nga viti 1996 deri në vitin 2001.
“Çdo gjë mund të ndodhë, për momentin jam duke bërë diçka tjetër, por jam i sigurt që do të rikthehem në stol, do të doja”, është shprehur ai.
Zidane ka qenë i pranishëm në prezantimin e dokumentarit biografik për Marcello Lippin me titull ‘Tani fitoj unë’.
Ai ka folur me respekt e admirim për trajnerin legjendar italian.
“Marcello Lippi ishte ai që më bëri të vij te Juventus, i pari që besoi në mua dhe më la të luaj. Nuk ishte e lehtë për të, unë vija nga Franca, gjithçka ishte ndryshe, por Lippi më bëri të bëhesha ai që u bëra më vonë”, ka thënë Zidane.