“Taremi është një lojtar i rëndësishëm, por ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta mbajtur”-deklaroi Presidenti i Porto-s, Pinto da Costa, duke hequr dorë nga tentativat për ta ndalur yllin e tyre të largohet nga skuadra në verë, kur i përfundon kontrata.
Numri një i klubit portugez shpjegoi çështjen në fjalë në një deklaratë të dhënë së fundmi, duke nënvizuar se çdo përpjekje për ta ndaluar Mehdi Taremi-n ishte e kotë.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, si të gjithë, por në fund rëndësi ka kush luan.
Kjo vlen për Taremin apo të tjerët.
Siç ndodh në çdo klub të madh, ndodh edhe në Paris Saint-Germain, lojtarët janë të lirë në fund të kontratave të tyre për të zgjedhur se cila do të jetë e ardhmja e tyre.
Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, përveçse t’u urojmë atyre të jenë të lumtur”-deklaroi Da Costa.
E ardhmja e Mehdi Taremi-t pritet të jetë në Itali te skuadra e Inter-it, me “zikaltërit” që kanë rreth një vit që e ndjekin me shumë interes sulmuesin e Porto-s.