Friday, 24. April 2026
Sport

E konfirmon agjenti, për Kvaratskhelian interesohen dy gjigandët europianë

GS 28/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kviça Kvaratskhelia, anësori gjeorgjian i Napolit, kontrata e të cilit me kampionët e Italisë përfundon në vitin 2027 është në agjendën e Barcelonës. Megjithatë mediat italiane nuk e përjashtojnë largimin e mundshëm të tij në fund të sezonit, nëse në adresë të tij do të vijë oferta e duhur financiare.

kvaratskhelia

Pasi shpërtheu sezonin e kaluar me 14 gola dhe 17 asistime, në moshën 23-vjeçare ai ndihet gati për të bërë një hap të madh.

Për më tepër, ai është një nga më të paguarit në skuadër dhe agjenti i tij, Mamuka Jugeli ka thënë se ai është i motivuar të luajë për Barçën ose Madridin, megjithëse ka oferta edhe nga PSG-ja.

“Ai ka oferta nga Barça e PSG-ja”, tha agjenti i tij për faqen ruse “Championship”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: