• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho, momenti më i hidhur dhe historia me Ronaldon

28/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Speciali u kthye për të folur për momentin kur Real Madridi i tij u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich.

Nga Porto te Roma duke kaluar nga Interi dhe Real Madridi. José Mourinho e shkroi emrin e tij në historinë e shumë klubeve evropiane, ai solli në shtëpi trofe të rëndësishëm, por gjithashtu pësoi disa disfata të hidhura dhe zbuloi një nga këto që ai thjesht nuk mund ta harrojë.

Portugezi, i intervistuar për një dokumentar të Amazon, ka rrëfyer se kishte qarë vetëm një herë pas një disfate, kur ishte ulur në stolin e Blancos.

Sezoni është 2011/2012, vit në të cilin ish-trajneri i Romës theu rekordin e Real Madridit për pikë dhe gola në La Liga. Një arritje e madhe me siguri, e njollosur nga eliminimi në gjysmëfinale të Champions League nga Bayern.

“Ajo natë është e vetmja herë që kam qarë pas një ndeshje futbolli”, zbulon Mourinho. “E mbaj mend mire, unë dhe Aitor (Karanka) parkuam makinën para shtëpisë dhe qanim. Ishte shumë e vështirë të pranonim humbjen, në atë sezon ishim ekipi më i mirë në Evropë”.

Një disfatë që hodhi në dëshpërim jo vetëm Mourinhon por edhe Cristiano Ronaldon: “Ndërsa po kthehesha në shtëpi mora një telefonatë nga Mendes: ‘Më bëj një nder, shko në shtëpinë e Cristiano-s se ka vdekur’, iu përgjigja: ‘Jam i vdekur edhe unë’. Thava lotët dhe shkova, të dy ishim të shkatërruar”, përfundoi portugezi.

Next Post

Frank Ribery, gati të kthehet te Bayerni, roli që do të ketë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.