Jude Bellingham po i afrohet një rikthimi në fushat e blerta. Anglezi nuk është ende 100% në formë pas lëndimit të kyçit të këmbës së majtë në ndeshjen ndaj Gironas, por është në fazën e fundit të rikuperimit.
Bellingham, i cili ka qenë jashtë për gati tre javë, është vendosur t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar se kur do të jetë gati për të luajtur.
Jude Bellingham nuk ka më dhimbje dhe është e sigurt që do të luajë javën e ardhshme kundër RB Leipzig në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.
Opsioni më i mirë është që ai të grumbullohet me skuadrën për ndeshjen kundër Valencias në Mestalla në fundjavë.
/GazetaBlic Sport/