Bepe Marota i siguron të gjithë se Interi ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Simone Inzagi për të ardhmen.
SHIJIM– “Kurrë nuk shijojmë ndeshjet. Ka gjithmonë tention në fushë dhe në tribunë. Nuk do të jemi kurrsesi të qetë në asnjë moment”.
E ARDHMJA- “Detyra ime dhe e gjithë drejtuesve teknikë është që të monitorojmë gjithmonë të ardhmen. Ne shohim mundësitë që na servir merkatoja me lojtarët që janë në skadencë kontrate, pastaj nisim veprimet. Kjo bëhet për t’i dhënë vazhdimësi këtij projekti. Ka edhe disa dinamika në lidhje me rinovimet e lojtarëve që i konsiderojmë të rëndësishëm. Ky është një grup i jashtëzakonshëm. Nuk më ka ndodhur kurrë të kem kaq shumë lojtarë që e dashurojnë këtë fanellë. Rinovimet nuk sjellin ankth as nga ana jonë as nga ana e tyre”.
SURPRIZË- “Fati ynë i madh është që kemi zgjedhur trajnerin e duhur. Fakti që po punon me lojtarët prej disa sezonesh është i rëndësishëm. Kultura e punës, pjesëmarrja e të gjithëve dhe djemtë e shkëlqyer po sjellin rezultatet”.
INZAGI– “Ai sot për sot gëzon të gjithë respektin e botës zikaltër. E ka fituar këtë me meritë duke treguar kapacitet dhe kompetencë. Duhet të vazhdojmë me të sepse rezultatet dhe mënyra e punës na kanë ngrohur. Do të kemi qasjen e duhur, por Inzagi ka besimin tonë. Kontrata është thjesht çështje detajesh”.
PANORAMASPORT.AL