Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Kylian Mbappe, tashmë ka shkuar në Madrid për të kërkuar shtëpinë e ardhshme të djalittë saj.
Mbappe ka vendosur që të lërë Parisin dhe të transferohet te Real Madrid, por megjithatë, ai nuk ka ndërmend të shkojë i vetëm në kryeqytetin spanjoll.
Sipas informacioneve të raportuara nga “El Chiringuito”, ai i ka kërkuar Florentino Perez të nënshkruajë edhe me vëllanë e tij Ethan, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Por nuk është i vetmi favor që Reali është i gatshëm t’i japë.
Mbappe do të donte të sillte me vete edhe mikun e tij Achraf Hakimi, dikë që e njohin shumë mirë në Vadebebas pasi kishte nisur udhëtimin e tij në Madrid, përpara se të transferohej në Dortmund hde më pas tek Inter.
Ai është një lojtar që spanjollët e pëlqejnë, duke pasur parasysh gjithashtu se kontrata e Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal do të skadojnë përkatësisht në qershor 2024 dhe qershor 2025. Megjithatë, për marokenin problem mbetet kontrata e tij e gjatë me PSG dhe interesimi nga Manchester City.