Monday, 23. March 2026
Sport

Prishtina paralajmëron përforcimin e ri, Sidrit Gurin

GS 29/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Sidrit Guri pritet të jetë përforcimi më i ri i Prishtinës.

Të enjten, skuadra e Prishtinës nëpërmjet një videoje në Facebook, ka paralajmëruar transferimin e sulmuesit 30-vjeçar.

Guri prej dhjetorit të vitit të shkuar është pa klub pasi u largua nga ekipi Citta Varese nga Italia. AI gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Istanbulspori në Turqi, Shkëndija e Tetovës dhe Oostende në Belgjikë. Guri te Prishtina, pritet të zëvendësoj Jalen Blesan, i cili është transferuar në Rumani.

Sa i përket Shqipërisë, Guri ka qenë pjesë e skuadrave si Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti e Besa. Guri ka edhe dy paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Teilen: