• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Rossi: Lojtarët ma treguan çfarë atmosfere ishte në kohën e Mourinho

01/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së të premtes në kampionat ndaj Monzas në transfertë.

Tekniku i kryeqytetasve theksoi se për të skuadra duhet të funksionojë si një familje e vërtetë ndërsa shtoi se lojtarët ia kanë treguar atmosferën që ishte në dhomat e zhveshjes në kohën e Jose Mourinhos.

Grupi i Romës- “Lojtarët ma kanë treguar atmosferën, por unë nuk e zbuloj, dua thjesht të bëj detyrën time. Këtë kam bërë edhe si kapiten në kohën kur isha lojtar. Megjithatë, roli ndryshon pasi kur je kapiten je shok i të gjithëve ndërsa si trajner duhet të ulësh edhe lojtarë në stol. Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur për t’u bërë familje. Lojtarët duhet të jenë të lumtur që të vijnë në stërvitje.

Ndryshim taktik për Dybalën? Nuk kam çfarë ndryshimi t’i bëj Dybalës, ai do të shënojë gola edhe sikur të luajmë me 5-5-0. Lukaku në dyshim? Këtu jemi të gjithë në dyshim, ashtu si edhe unë. Mua më pëlqen që kur futet lufton si i çmendur, edhe si lojtar nuk më pëlqenin lojtarët që nuk impenjoheshin kur vinin nga stoli”, u shpreh De Rossi.

Next Post

​Boksierët e Kombëtares së Kosovës do të marrin pjesë në turneun më të fortë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.