Kristian Pulisiç ishte një nga protagonistët në sfidën kundër Lacios, me sulmuesin amerikan që u bë shkak për kartonin e kuq të Luka Pelegrinit në pjesën e dytë të sfidës.
25-vjeçari i Milanit nuk preferoi të respektonte “fair play”-in gjatë ndeshjes që solli reagimin e ashpër të mbrojtësit të Lacios.
Duket se në rrjet kanë shpërthyer kërcënimet ndaj Pulisiç, duke shkuar deri te ato me jetë.
“Duhet të vdesësh nga kanceri, ti së bashku me familjen tënde”, “Unë nuk dua që të vdesësh, por të vuash nga pak ditë pas dite”, “Ti copë m*ti, ti dhe skuadra jote duhet të vdisni të gjithë, përfshirë dhe trajnerin tuaj”, “Duhet t’i harxhosh të gjitha paratë për ilaçe, mamaja jote ka vdekur”, ishin disa nga komentet më të ashpra drejtuar amerikanit në rrjet.
PANORAMASPORT.AL