Saturday, 1. August 2026
Sport

Rrahmani në ekipin e xhiros në Serie A

GS 05/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka zënë vend në 11-shen më të mirë të xhiros së fundit në Serie A.

Në formacionin e publikuar të martën, Rrahmani u rreshtua në qendër të mbrojtjes pas paraqitjes së mirë që e pati vikendin e shkuar me fanellën e Napolit kundër Juventusit.

Napoli, të dielën mbrëma e mposhti Juventusin 2:1, duel në të cilin Rrahmani ishte i pazëvendësueshëm dhe i takoi xhiros së 27-t të kampionatit italian.

Krahas Rrahmanit, edhe një futbollist tjetër shqiptar është përfshirë në ekipin më të mirë të kësaj xhiroje. Bëhet fjalë për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin. Asllani shënoi golin e vetëm në fitoren e Interit 1:0 ndaj Genoas të hënën mbrëma.

Teilen: