Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste, brenda të cilit ndodheshin pako me porosi të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pavarësia”, ku automjeti është marrë nga autori dhe më pas është braktisur në qytetin e Beratit. Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në vijim të veprimeve hetimore, Policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin E. G., i cili u kap nga shërbimet e Policisë Durrës në qytetin e Beratit, pranë vendit ku kishte lënë automjetin e vjedhur. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 23-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Vodhi në rrugën “Pavarësia”, automjetin e një poste, identifikohet dhe arrestohet 23-vjeçari.
Ai u kap në qytetin e Beratit, ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.
Sekuestrohet automjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një automjeti, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u identifikua shtetasi E. G., i cili dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Pavarësia”, automjetin e një poste, që kishte pako të porosive të ndryshme.
Shtetasi E. G. u kap nga shërbimet e Policisë Durrës, në qytetin e Beratit, në afërsi të vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi E. G., 23 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/