Sulmuesi Romelu Lukaku është pensionuar nga Belgjika, duke i dhënë fund kështu karrierës ndërkombëtare.
Lukaku po largohet nga Belgjika pas 16 vjetësh, përgjatë të cilave është paraqitur në katër Kupa të Botës dhe tri turne të Kampionatit evropian.
33-vjeçari gjatë kësaj kohe, ka regjistruar 135 paraqitje dhe ka shënuar 84 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Belgjika.
Me anë të një postimi, Lukaku ka thënë se ka qenë krenar që ka prezantuar Belgjikës kurse ka falënderuar tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
Aktualisht, Lukaku është pjesë e Fenerbahçes kurse para se të transferohet në Turqi, ai ka luajtur edhe për Napolin, Chelsean, Romën, Interin, Manchester Unitedin, Evertonin, Ëest Bromëichin e Anderlechtin.
Lukaku te Begjika pati debutuar në muajin mars të vitit 2010.