Bayern Munich është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Klubi i madh gjerman, Bayern Munich ka mposhtur sot Lazion me rezultatin 3-0, duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë (1-0) që ishte në favor të italianëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Harry Kane shënoi dy gola në këtë ballafaqim, teksa në listën e golashënuesve hyri edhe Thomas Muller.
Në çerekfinale u kualifikua edhe PSG, pasi fitoi në udhëtim ndaj Real Sociedad me rezultatin 1-2.
Mbappe realizoi dy gola në këtë sfidë, teksa për Sociedadin golin e nderit e realizoi Merino.
Rezultati i përgjithshëm i këtij dueli ishte 4-1 në favor të parisienëve.
/GazetaBlic Sport