Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë disa ndryshime në listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për ndeshjen e sontme ndaj Izraelit.
Në listën e dorëzuar në UEFA është përfshirë Leon Avdullahu, i cili ishte larguar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, por tashmë është rikthyer dhe do të jetë në dispozicion të Fodës.
Ndërkohë, jashtë listës për këtë përballje kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu. Derisa në vend të tyre janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu.
Në dyshim mbetet edhe portieri Arijanet Muriq, i cili ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë.
Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, përballë Izraelit në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.
Dardanët e nisën këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Irlandës, ndërsa në ndeshjen e dytë pësuan 3:1 nga Austria në Vjenë.
Pas përballjes me Izraelin, Kosova më 4 tetor në Prishtinë do të përballet sërish me Austrinë.