Kylian Mbappe shënoi dy gola në ndeshjen e dytë kundër Real Sociedad dhe i siguroi PSG-së kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas fishkëllimës së fundit, francezi ishte shumë i kënaqur me rezultatin dhe kalimin tutje: “Jemi shumë të lumtur, ky ishte objektivi. Ne donim të kualifikoheshim, të fitonim dhe ta bënim lojën më të lehtë. Ne shënuam shpejt, nuk e rrezikuam veten, përveç në fund, por kjo nuk është diçka që do ta mbajmë mend. 2-0 është një rezultat shumë i pabesë, por ne jemi shumë të lumtur që jemi në çerekfinale”.
Kapiteni i skuadrës franceze siguroi gjithashtu se ka një marrëdhënie të mirë me Luis Enrique, i cili e ka zëvendësuar atë në ndeshjet e Ligue 1: “Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë. Dua të luaj në Champions League. Ndonjëherë kam sukses, ndonjëherë jo, por nuk do të jem kurrë një lojtar që fshihet. Nuk ka asnjë problem me trajnerin. Unë kam probleme, por trajneri nuk është njëri prej tyre”.
/GazetaBlic Sport