Friday, 20. March 2026
Sport

Kërkohet dënim me burg për Carlo Ancelottin

GS 06/03/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është emri i fundit që po ndiqet nga autoritetet spanjolle për mashtrim tatimor, me prokurorin publik që po kërkon gati pesë vjet burg për trajnerin italian.

Ancelotti ka qenë nën hetime për periudhën e tij të parë te Real Madridi dhe mediumet spanjolle kanë publikuar informacionin se prokuroria spanjolle po kërkon ndaj tij dënim me katër vjet e nëntë muaj burgim.

Akuzat lidhen me evazion fiskal, ku gjatë periudhës 2013 dhe 2014, Ancelotti dyshohet se i është shmangur tatimit për të drejtat e tij të imazhit.

Ancelotti nuk është i vetmi nga bota e futbollit që po hetohet për evazion fiskal pasi prokuroria spanjolle po synon edhe Lionel Messin, Cristiano Ronaldon e Neymarin, të cilët vite më parë ishin pjesë e futbollit të Spanjës.

Teilen: