• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça fiton derbin ndaj Prishtinës

06/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Trepçës ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga Mitrovica ka fituar derbin e xhiros së 23-të ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin e ngushtë 78:75.

Në fakt, Trepça e ka siguruar fitoren në aksionin e fundit, në të cilin amerikani Kevin Capers shënoi pikët e fitores. Për Trepçën që ka 44 pikë dhe prinë në tabelë, kjo është fitorja e 16-të rresht në elitën e basketbollit Kosovar. Ndërkohë, Prishtina mbetet që regjistroj humbjen e dytë rresht, mbetet e treta në tabelë me 37 pikë të mbledhura.

Dy periudha i fitoi Prishtina, ndërsa dy të tjera Trepça, ekip që dallimin e bëri në çerekun e tretë (25:10). Po ashtu, në çerekun e fundit, ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku i fyerjeve në kor të tifozëve të Prishtinës dhe rifillioi pas zbrazjes së njërës tribunë. Kevin Capers dhe Darnell Edge ishin më të merituarit për këtë fitore.

Edge pati 21 pikë e 9 kërcime, ndërsa Capers shtoi 23 pikë për këtë fitore të Trepçës. Te Prishtina, qendra Diamond Stone pati 27 pikë e 9 kërcime por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga Trepça

Next Post

Një skuadër shqiptare synon elitën e futbollit malazez! Ja renditja  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.