Monday, 27. April 2026
Sport

Inzaghi humbet “copëzat” ndaj Atletico Madrid, dy mungesa të rëndësishme për Interin

GS 11/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja fitimtare jashtë fushe ndaj Bologna i mori Interit e Simone Inzaghit dy lojtarë prej dëmtimeve. Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto u larguan para kohe nga beteja e vështirë ndaj Bologna dhe testet instrumentale që iu nënshtruan konfirmuan probleme muskulare që i bëjnë të padisponueshëm për ndeshjen e Champions Laegue kundër Atletico Madrid.

Trajneri zikaltër nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin as ndaj Napolit në turin tjetër të kampionatit, ndërsa për anësorin brazilian nuk përjashtohet mundësia e një rikuperimi të shpejtë për të hyrë në skuadër.

Një rivlerësim i situatës është planifikuar për të dy lojtarët me kalimin e ditëve, por nëse sulmuesi austriak, i cili ishte vendimtar në ndeshjen e parë në Champions League kundër Atletic, mund të hipotezohet një rikthim në normalitet mes ndeshjeve kundër Empolit dhe Udinese, përkatësisht më 1 dhe 7 prill./h.ll/abcnews.al

Teilen: