• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uzuni në formacionin e javës në La Liga

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni në formacionin e javës në La Liga. Futbollisti shqiptar, pjesë e Granadës në elitën e futbollit spanjoll, është rreshtuar mes më të mirëve të javës së 28-të, falë dygolëshit që realizoi në ndeshjen që skuadra e tij e humbi 2-3 në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Uzuni hapi serinë e golave në minutën e 21-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sadiq barazoi rezultatin në të 33-tën, por para se të përfundonte pjesa e parë, sulmuesi beratas e çoi sërish topin në rrjetë.

Fatkeqësisht, golat e Uzunit nuk i vlejtën Granadës, pasi Real Sociedadi i përmbysi 2-3 shifran në pjesën e dytë falë finalizimeve të Le Normand dhe Ande Silvas.

Në 11-shën e javës, përveçse Uzunit në sulm janë rreshtuar Juanmi dhe Sorloth, ndërsa në mesfushë janë dy “yjet” e Realit, Camavinga dhe Modric, si dhe Tsyngakov i Gironas. Në mbrojtja janë përzgjedhur Ocampos, Le Normand, Chust dhe Luca Vasquez, ndërsa portier Rajkovic.

Më këtë dygolësh të parë të realizuar në La Liga, Myrto Uzuni ka shkuar në kuotën e nëntë finalizimeve në kampionat.

Next Post

Të premten do të ketë vetëm një short në Champions, ja se si do të jetë procedura

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.