• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm kualifikimi, Interi me dy misione në Madrid

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka kryer edhe seancën e fundit stërvitore në Milano, për t’u nisur drejt Madridit, aty ku mbrëmjen e të mërkurës do të përballet me Atleticon e Simeone, për një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit nisen nga avantazhi minimal 1-0 që siguruan në përballjen e parë në “San Siro” dhe janë një hap përpara “Los Colchoneros”, teksa trajneri Simone Inzaghi pritet të rigjejë nga minuta e parë dyshen Lautaro-Thuram, që nuk luajnë bashkë që nga ndeshja e parë ndaj Atleticos në “San Siro”.

Dy sulmuesit kanë lënë pas dëmtimin dhe do të provojnë të udhëheqin Interin drejt çerekfinaleve, teksa krahas ndeshjes, drejtuesit e klubit zikaltër do të ketë edhe një mision tjetër të rëndësishëm në Madrid.

Bëhet fjalë për rinovimin e kapitenit Lautaro, që ka ngecur pasi oferta dhe kërkesa janë dy milionë euro larg njëra-tjetrës dhe diferencën pritet ta bëjnë pikërisht bonuset që do të ofrojnë zikaltrit për sulmuesin.Agjenti i Lautaros, Alejandro Camano pritet të jetë në Madrid për ndeshjen dhe jozyrtarisht bëhet me dije se do të takohet edhe me Marottën e Ausilion, për të provuar të afrohen edhe më shumë me rinovimin.

Kontrata e kapitenit me Interin skadon në verën e 2026-ës dhe për momentin nuk ka asnjë nxitim, megjithatë zikaltrit duan ta ‘blindojnë’ sulmuesin para verës, për të mos rrezikuar ta humbin nga ndonjë ofertë tunduese.

Next Post

Juves i janë “prerë krahët”, mes të akuzuarve disa lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.